April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Kreu i FFK-së i shpreh ngushëllime familjes Vllasa dhe tifogrupit “Dardanët” për ndarjen nga jeta të Korab Vllasës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Korab Vllasës, njërit ndër figurat më të njohura të tifogrupit “Dardanët” dhe një emër i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë.

Në një mesazh zyrtar të shpërndarë nga FFK, Ademi ka thënë se lajmi për vdekjen e Korabit është pritur me dhimbje të thellë, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në përkrahjen e vazhdueshme të Kombëtares së Kosovës.

“Korabi ishte pjesë e pandashme në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, një tifoz i zjarrtë dhe patriot i madh i vendit. Ai nuk ishte thjesht një tifoz, por një vizionar plot ide, kreativitet dhe pasion për futbollin”, ka shkruar Ademi në mesazhin e tij.

Presidenti i FFK-së ka theksuar se kontributi i Korabit në krijimin e koreografive dhe në organizimin e aktiviteteve të tifozëve “Dardanët” do të mbetet përherë pjesë e historisë së futbollit kosovar.

“Korabi do të jetojë përherë në zemrat tona dhe do ta kujtojmë gjithmonë si tifoz dardan që prej ditëve të para”, ka shtuar Ademi, duke përcjellë ngushëllimet e tij edhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në vend.

Në fund të mesazhit, Ademi ka shprehur solidaritetin me familjen Vllasa dhe tifozët “Dardanët”, duke e përmbyllur me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Korabin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *