April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Prishtina triumfon në Kupën e Kosovës – mposht Llapin dhe siguron Evropën

Prishtina është fituese e edicionit 2024/25 të Kupës së Kosovës në futboll, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0 në finalen e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para rreth 10 mijë tifozëve, bardhekaltrit siguruan trofeun për herë të nëntë në histori dhe për të dytën herë në tri vitet e fundit. Heroi i kryeqytetasve ishte mesfushori Albin Krasniqi, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 61-të. Krasniqi gjuajti fuqishëm nga zona, ndërsa topi u devijua nga mbrojtësi i Llapit, Diar Vokrri, duke përfunduar në rrjetë.

Pak çaste para golit, Llapi mbeti me 10 lojtarë, pas përjashtimit të mesfushorit Arbnor Ramadani, i cili u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë – një moment ky që ndikoi dukshëm në rrjedhën e lojës.

Prishtina e menaxhoi mirë epërsinë deri në fund, duke mos i lejuar Llapit të rikthehet në lojë, përkundër përpjekjeve të skuadrës nga Podujeva. Kjo ishte finalja e tretë radhazi për Prishtinën në Kupë, pas triumfit ndaj Gjilanit në edicionin 2022/23 dhe humbjes së një viti më parë ndaj Ballkanit pas penalltive.

Pas ndeshjes, trofeun e çmueshëm e pranoi kapiteni Drilon Islami nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një ceremoni solemne ku u përfshi edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, i cili e solli kupën në stadium.

Finalja u drejtua nga gjyqtari gjerman Robert Schroder dhe pesë ndihmësit e tij, ndërkohë që në tribuna ishin të pranishëm përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, dhe përfaqësues të institucioneve vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *