Titulli në Serie A vendoset të premten – mundësi për super ‘Play-Off’ mes Napolit dhe Interit!
Një fund kampionati dramatik dhe historik po vjen në Serie A! Dy superfuqi të futbollit italian, Napoli dhe Interi, do të zbresin në fushë të premten për të luajtur ndeshjet vendimtare të sezonit – me titullin në lojë dhe një skenar emocionues të plejofit që mund të përcaktojë kampionin!
Napoli do të përballet me Cagliarin, derisa Interi do të luajë kundër Comos.
Kjo është java e fundit e kampionatit dhe renditja tabelare është spektakolare: Napoli 79 pikë, Inter 78 pikë.
Një fitore për të dy do të thotë se Napoli është kampion, por nëse skuadrat e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, që do të thotë Napoli të humb, e Interi te barazojë, atëherë do të kemi një skenar të paprecedentë:
PAY-OFF PËR SCUDETTO-n!
Nëse ndodh barazimi i pikëve, ndeshja shtesë për titull do të luhej të hënën, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe PSG-së zhvillohet të shtunën më 31 maj. Për të mos e penalizuar Interin dhe për t’i lënë më shumë kohë për përgatitje për finalen evropiane, Lega Serie A vendosi që ndeshjet e fundit për titullin të luhen të premten, jo në fundjavë.
Ky është sezoni i parë në historinë e Serie A që mund të përfundojë me një “Scudetto decider”, një finale mes dy gjigantëve për të përcaktuar kampionin!
A do të shpallet Napoli kampion apo do të shkojmë drejt një super përballjeje finale mes Napolit dhe Interit?
