April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Presidenti Ademi: Urime Ballkani, kokën lart Drita!


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas ndeshjeve të zhvilluara nga dy përfaqësueset e Kosovës në garat evropiane, FC Ballkani dhe FC Drita, duke i përgëzuar për paraqitjet e tyre dinjitoze në raundin e tretë kualifikues të garave evropiane.

Përmes një postimi në rrjete sociale, presidenti Ademi ka uruar FC Ballkanin për fitoren ndaj kampionit të Irlandës, Shamrock Rovers (1:0), duke e vlerësuar këtë rezultat si dëshmi të qartë të pjekurisë dhe cilësisë së skuadrës nga Suhareka, derisa e ka motivuar edhe Dritën, e cila zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj gjigantit rumun FCSB, duke e nisur me epërsi 2:0, por në fund u mposht me rezultat të ngushtë 3:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *