Pierre Kalulu: Pas Derby d’Italia vendosa të fik telefonin, polemikat nuk ndikuan ndaj Galatasaray

Pas ndeshjes së tensionuar “Derby d’Italia”, mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu, zgjodhi të largohej nga rrjetet sociale për të shmangur frustrimin. “Nuk doja ta ushqeja frustrimin”, tha ai në një intervistë për L’Equipe.

Duke folur për episodin me Bastonin dhe pezullimin e tij, Kalulu shtoi: “Shumë njerëz folën, por në fund pezullimi mbeti, dhe është më mirë ta lëmë gjithçka pas”.

Ai mohoi gjithashtu që polemikat e arbitrimit të La Penna dhe simulimi i Bastonit të kishin ndikuar në humbjen 5-2 ndaj Galatasaray në Stamboll: “Nuk besoj se ndodhi kështu. Thjesht e luajtëm keq ndeshjen dhe nuk është një justifikim”.

Kalulu foli edhe për kombëtaren, ku mungon që nga qershori: “Është maksimumi për çdo lojtar, një ëndërr fëmijërie. Ndihem gati për Botërorin”.

Për kritikat në rrjetet sociale, ai tha: “Kam qenë edhe unë tifoz, e di si funksionon. Nuk duhen marrë personale. Nëse nuk dua t’i lexoj, mjafton të mos hyj në rrjetet sociale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *