Ademi uron Infantinon: Një dekadë transformimi për futbollin botëror dhe mbështetje e palëkundur për Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në emër të komunitetit të futbollit kosovar, ka dërguar një urim të përzemërt për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Përmes një video mesazhi, Ademi ka vlerësuar lart lidershipin e Infantinos, duke e cilësuar këtë dhjetëvjeçar si një epokë të transformimit të thellë për lojën e futbollit në mbarë globin.

Që nga marrja e timonit të FIFA-s, Gianni Infantino ka udhëhequr reforma që kanë prekur çdo nivel të lojës. Sipas kreut të FFK-së, vizioni i tij ka bërë që futbolli të jetë më gjithëpërfshirës, më modern dhe më i aksesueshëm për të gjitha kombet, pavarësisht madhësisë së tyre.

“Kjo dekadë nën lidershipin e presidentit Infantino ka shënuar transformim të thellë në zhvillimin e lojës më të dashur në botë” k shkruar Federata teksa e ka publikuar videon e Ademit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *