Capello kritikon Interin pas eliminimit nga Champions League: Shumë i ngadaltë, pa driblim dhe ide
Fabio Capello nuk i kursen kritikat për Interin pas eliminimit nga Champions League nga Bodo Glimt. Ish-trajneri i njohur italian theksoi se skuadra zikaltër u duk e ngadaltë dhe e pafuqishme në çdo aksion.
“Pashë një Inter shumë të ngadaltë, pa shpejtësi në lojë. Zikaltrit u përpoqën të depërtonin në qendër, por nuk ia dolën. Ajo që më bëri përshtypje është se askush nuk arriti të driblojë një kundërshtar. Nuk pati situata një kundër një, asnjë driblim dhe shumë pak ndryshime krahu”, tha Capello.
Ai shtoi se pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga sulmet nga e djathta, kryesisht me Chivu, por që nuk sollën rrezik real. “Mendoja se Dimarco mund të ishte arma shtesë, por nuk u përdor kurrë me ndryshime loje, dhe kjo e penalizoi Interin. I mungoi shpejtësia e nevojshme për të mposhtur një skuadër të kujdesshme si Bodo. Gjërat ndryshuan vetëm kur hyri Sucic, por tashmë ishte tepër vonë”, përfundoi ish-trajneri.
Ky eliminim shënon një dështim të madh për Interin, që sezonin e kaluar arriti të luante finalen e Champions League, por këtë sezon nuk arriti të kualifikohej në 1/8.
