April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Pas Ronaldos, Arabia pret një tjetër yll evropian të madh: ja kush është

Cristiano Ronaldo në Arabi është vetëm antipasta e asaj që së shpejti mund të bëhet kampionati saudit. Shumë kampionë në fund të karrierës së tyre po marrin kërkesa me oferta kontratash marramendëse.

Dhe ka nga ata që presin me padurim të transferohen atje. Bëhet fjalë për Sergio Ramos, kontrata e të cilit me PSG, pas lamtumirës së tij mes polemikave me kombëtaren spanjolle, do të skadojë në qershor.

Al Nassr, sipas asaj që ka bërë të ditur prestigjiozja Marca, tashmë ka bërë progres dhe gjithashtu ka folur me telefon me ata që menaxhojnë interesat e Ramos dhe së shpejti palët do të takohen për ta diskutuar më në detaje.

A do të jetë ish-kapiteni i Real Madrid emri tjetër i madh i futbollit europian që do të zbarkojë në Arabi? Kush e di. Vetë e ardhmja do ta tregojë, por shanset janë shumë të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *