April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Parker: Trent rrezikon “shamitë e bardha” në Madrid

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe përfaqësueses së Anglisë, Paul Parker, ka shprehur rezerva serioze për transferimin e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid, duke e paralajmëruar yllin anglez për pritshmëritë e larta të tifozëve madrilenë.

Në një intervistë për TribalFootball, Parker ka theksuar se lojtari i ardhur nga Liverpool do të përballet me presion të jashtëzakonshëm në “Santiago Bernabéu”, dhe nëse nuk bind me paraqitjet e tij, rrezikon të përballet me simbolikën famëkeqe të tifozëve spanjollë, valëvitjen e shamive të bardha, që nënkupton pakënaqësi dhe kërkesë për largim.

“Duhet të jetë në formën e tij më të mirë, përndryshe do të ‘shamizohet’. E kam parë që në gjysmëfinale, Carvajal u fut në lojë, dhe pikërisht ai është rivali i Trentit, një mbrojtës i vërtetë që ka fituar gjithçka. I vendosur, agresiv, di të ngjitet përpara dhe të shkojë deri në vijën fundore. Nëse doni të shkoni në Madrid dhe mendoni se jeni në Hollywood-in e futbollit për të luajtur me pasimet e Hollywood-it dhe mendoni se kjo do t’ju favorizojë? Nuk mendoj se do të jetë kështu. Mendoj se ai duhet të kthehet në futbollin e vërtetë”, ka deklaruar Parker.

Ai ka vënë në dyshim edhe arsyetimin pas transferimit të Alexander-Arnold në kryeqytetin spanjoll. “Duhet të pyesim se kush e ka transferuar, trajneri që është larguar apo ai që ka ardhur? Nuk besoj se Xabi Alonso do ta kishte kërkuar. Kur e sheh, të lind dyshimi”, shtoi Parker.

Ai është shprehur i prerë se do të zgjidhte Dani Carvajal para Trentit në formacionin titullar, duke vënë në pah mungesën e aftësive mbrojtëse të anglezit.

“Nëse do të ishte mbrojtësi numër një i Anglisë, ndoshta do të kishte kuptim. Por ai nuk është as mbrojtësi më i mirë i Anglisë. Në fund të ditës, kjo sepse kurrë nuk ka qenë një mbrojtës i vërtetë” tha ai.

Alexander-Arnold u bashkua së fundmi me Real Madridin në një transferim të bujshëm pas viteve të suksesshme te Liverpool, ku u njoh për kreativitetin dhe pasimet e sakta, por shpesh u kritikua për mbrojtjen e dobët.

Tani, në një klub ku presioni është i përhershëm dhe durimi i tifozëve i limituar, mbetet të shihet nëse Trent do të arrijë të bindë se është më shumë sesa një “pasues Hollywood-i”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *