Neymarit s’ia ndien për PSG, shkakton “tërmet” me veprimin amatoresk pas humbjes me Bayernin

Atmosfera e nderë që mbretëronte në dhomat e zhveshjes së PSG-së është përkeqësuar pas humbjes së skuadrës në “Parc des Princes” ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.
Një nga lojtarët kryesorë të kritikuar ka qenë Neymar, i cili nuk arriti nivelin e tij më të mirë në ndeshjet e fundit. Përveç kësaj, braziliani nuk e ndryshon mënyrën e tij të veçantë të jetës. Së fundi, 222-milionëshi, transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, është parë duke darkuar në një McDonalds.
Sipas asaj që ka zbuluar ‘RMC Sport’, braziliani ka qenë i pranishëm edhe në ‘European Poker Tour Paris’, një turne pokeri që po zhvillohet në kryeqytetin francez.
Natyrisht, situata ka ngjallur kritika nga mjedisi dhe shtypi transalpin. Sidomos pas fjalëve të Kylian Mbappe, mbas humbjes në Ligën e Kampionëve: “Është e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të mirë shëndetësore. Që të gjithë lojtarët duhet të hanë dhe të flenë mirë. Ky është çelësi për ne, që të kalojmë në çerekfinale”.
Një ‘shigjetë” direkte për mënyrën e shthurur të jetës që bën Neymar në kryeqytetin francez, aspak bë përputhje me rregullat strikte sportive.
PSG mbetet lider në Ligue 1, por eliminimi nga Kupa e Francës dhe ngecja ndaj Bayernit në sfidën e parë të Champions-it kanë shkaktuar “tërmet”. PSG pret Lille të dielën, në orën 13:00, ndaj çdo gjë përveç fitores do t’i shtonte më shumë “benzinë zjarrit”….