Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në

Lionel Messi mund të largohet nga PSG si lojtar i lirë në fund të sezonit. “L’Equipe” shkruan se raundi i parë i negociatave për kontratën e re të argjentinasit ka përfunduar pa sukses.
Lionel Messi ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij sezoni dhe siç janë gjërat tani ai nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re. Babai i Messit, Jorge, i cili është menaxheri i tij, u largua i pakënaqur nga negociatat dhe u kthye në Barcelonë.
Jorge Messi nuk ishte i kënaqur me pjesën financiare. Sipas kontratës aktuale, Messi fiton 40.000.000 euro dhe me PSG-në në kontratën e re i ofrohet paga prej 30.000.000 euro në sezon.
Njeriu i parë i PSG-së, Nasser Al Khelaifi dhe bashkëpunëtorët e tij janë të detyruar t’i ofrojnë një pagë më të ulët argjentinasit për të respektuar “fair play”-in financiar.
“Për një kohë të gjatë në Paris kishte optimizëm se Messi do të qëndronte, por ai optimizëm ka rënë papritur në ditët e fundit. Ka gjithnjë e më pak shanse që Messi të qëndrojë dhe parisienët besojnë se ai nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re, por thjesht po blen kohë për të negociuar një transferim në ligën amerikane MLS ku e kërkon Interi i Miamit”, thuhet në edicionin e sotëm të gazeta më të madhe sportive në Francë.