Milani kërkon ta mbajë Allegrin, përgatit kontratë të re deri në vitin 2028
AC Milan po përgatitet t’i ofrojë trajnerit Massimiliano Allegri një kontratë të re afatgjatë, në përpjekje për ta blinduar atë mes interesimit nga Real Madrid.
Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit kuqezi planifikojnë t’ia zgjasin kontratën Allegrit deri në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e re do të përfshijë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës.
Interesimi i Real Madridit për teknikun italian ka shtyrë drejtuesit e Milanit të veprojnë shpejt, pasi nuk duan të rrezikojnë humbjen e trajnerit që po e drejton projektin sportiv të klubit.
Sipas të njëjtit burim, një faktor i rëndësishëm për finalizimin e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe kualifikimi i mundshëm i Milanit në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm. Nëse kjo arrihet, bordi drejtues pritet ta konkretizojë kontratën e re, për të cilën thuhet se ka rreth 99 për qind gjasa të realizohet.
Në marrëveshjen e re pritet të përfshihet edhe një vit shtesë si opsion, ndërsa Allegri do të përfitojë edhe rritje page, si shpërblim për punën dhe stabilitetin që i ka sjellë ekipit.
