Milani bindës në Udine
Milani ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Udineses të shtunën mbrëma, në kuadër të xhiros së katërt të Serie A, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi.
Christian Pulisic e hapi serinë e golave në minutën e 40-të, ndërsa Youssouf Fofana dyfishoi menjëherë pas pushimit. Vetëm shtatë minuta më vonë, Pulisic vulosi fitoren me golin e dytë personal.
Te “kuqezinjtë” mungoi mesfushori shqiptar Ardon Jashari për shkak të lëndimit.
Kjo ishte disfata e parë për Udinesen pas dy fitoreve dhe një barazimi. Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me nëntë pikë, ndërsa Udinese renditet në pozitën e gjashtë me dy pikë më pak.
