August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 18, 2026

Mbyllet pa gola ndeshja Dukagjini-Gjilani

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit. 

Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takoi javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.  Të dyja skuadrat kishin disa raste të mira shënimi por që nuk i konkretizuan. 
Për Gjilanin kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa humbje në ligë.  Ka dy fitore dhe një barazim. 

Ndërkohë për Dukagjinin ishte ndeshja e dytë rresht që nuk pëson disfatë. Gjilani është në pozitën e pestë me 28 pikë. 

Dukagjini ka tri pikë më pak dhe zë vendin e tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *