Mbappé dëshiron të largohet nga PSG për shkak të Messit

Një lajm i zhurmshëm nga Spanja trondit merkaton pas përfundimit të një Botërori që pa Argjentinën të triumfojë, fituese me penallti në finale kundër Francës, e cila u paraqit në Katar si mbajtëse e titullit. Në qendër të kësaj “bombe” mediatike janë dy yjet e ‘Selección’ dhe ‘Les Bleus’, Leo Messi e Kylian Mbappé.
Sipas katalanases ‘Mundo Deportivo’, në fakt, Barcelona synon të nënshkruajë me sulmuesin francez në merkaton e ardhshme verore, duke llogaritur ish-kapitenin blaugrana (‘La Pulce’) si një ‘aleat’ të papritur.
Në fakt, 24-vjeçari Mbappé, të cilit nuk i mjaftoi një ‘hat-trick’ në finale për të festuar Botërorin e dytë radhazi, nuk është i kënaqur me marrëveshjen e rinovimit të arritur nga PSG me Messin. Përkrah këtij të fundit nuk u hezitua të tregohej një kukull me foton e Mbappe gjatë festimeve të Argjentinës në rrugët e Buenos Aires, mbi një autobus të hapur.
Kështu, Mbappe do të ishte gati të pranonte destinacionin e Barcelonës, edhe për shkak se është i zhgënjyer nga ‘sulmet sociale’ të marra nga tifozët e Real Madridit, pasi refuzoi transferimin në ‘Casa Blanca’, verën e kaluar. Sipas raporteve nga ‘Mundo Deportivo’, lidershipi katalanas ka “çaktivizuar çdo trill të mundshëm të Florentino Perez (president i Realit), duke i besuar kompanisë së tij, Acs, punimet e rinovimit të ‘Camp Nou’ si pjesë e projektit ‘Espai Barca”.
Jo vetëm kaq, një rol vendimtar do të luante politikani katalanas Manuel Valls, i cili në rolin e ‘ndërmjetësit’ do të merrej me ‘marrëveshjen’ me Emmanuel Macron, presidentin e Republikës Franceze, që e kishte bindur Mbappe të qëndronte në Paris. Për më tepër, marrëveshja mund të lehtësohet nga ‘përfshirja e Ousmane Dembélé në negociata’.