Gjendja shëndetësore e Peles, vjen një lajm i mirë spitali

Legjenda braziliane, Pele është shtruar qe një muaj në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

82-vjeçari iu nënshtrua kimioterapisë pas shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.

Gjithashtu, atij iu zbulua dhe një infeksion respirator dhe gjendja e tij në ditët e fundit ishte shumë e rëndë.

Por, një fije shprese ka lindur së fundmi pas buletinit të ri të spitalit “Albert Einstein”, ku ikona e futbollit është shtruar që nga 29 nëntori.

Sipas mjekëve të spitalit të Sao Paolos, infeksioni respirator i “O Rey” ka nisur të shërohet dhe gjendja e tij po përmirësohet.

“Vazhdon të shfaq përmirësim në gjendjen e tij klinike, posaçërisht infeksioni respirator”, njoftojnë nga spitali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *