Liverpool ofroi 127 milionë euro për Fernandez

Lojtari i ri më i mirë i Botërorit të sapopërfunduar, Enzo Fernandez, do të largohet nga Benfica në afatin kalimtar të dimrit. Fernádez mbërriti në Lisbonë verën e kaluar nga River Plate.
Benfica pagoi 15 milionë euro për Fernandezin dhe vetëm gjashtë muaj më vonë mund të fitojë 100 milionë nga transferimi i tij.
Mediat portugeze raportojnë se klubi ka marrë dy oferta me vlerë 127 milionë euro. Një nga ato oferta besohet se është nga Liverpool, klub që nënshkroi dje me holandezin Cody Gakpo për 55 milionë euro.
Futbollisti 21-vjeçar ka luajtur gjithsej 24 ndeshje që nga fillimi i sezonit, duke shënuar tre gola dhe duke regjistruar pesë asistime. Fernandez ka një kontratë me Benficën deri në vitin 2027, por mund të largohet nëse klauzola e blerjes prej 120 milionë eurosh aktivizohet.