April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Matthäus kritikon merkaton e Bayernit: S’ka zëvendësues për Kane – Luis Díaz ishte zgjedhja e katërt

Lothar Matthäus, një nga ikonat e Bayern Munichut, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për merkaton e zhvilluar deri më tani nga klubi bavarez. Në një intervistë për SportBild, ai vlerësoi transferimin e Luis Díaz, por theksoi se nuk ishte objektivi kryesor i klubit.

“Luis Díaz është 28 vjeç, një lojtar që Liverpool-i donte ta shiste sepse nuk po rinovonte kontratën. Shpenzimi prej 75 milionë eurosh për të nuk është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Matthäus.

“Kolumbiani ka shpejtësi dhe cilësi, kështu që do të jetë i dobishëm dhe mund të zëvendësojë Leroy Sané. Por, nëse klubi do të ishte i sinqertë me veten, do të pranonte se ai nuk ishte zgjedhja e parë. Pas Nico Williams, Rafael Leao dhe Jamie Gittens, Luis Díaz ishte vetëm në vendin e katërt në listën e objektivave”, shtoi ai.

Legjenda gjermane shprehu edhe shqetësimin e tij për mungesën e një alternative për sulmuesin kryesor:
“Unë nuk shoh asnjë zëvendësues të vërtetë për Harry Kane. Ky është një rrezik i madh për sezonin”.

Sa i përket garës për titullin në Bundesliga, Matthäus mendon se vetëm Borussia Dortmund mund të konsiderohet një rivale serioze, por edhe ajo nuk paraqet kërcënim real nëse Bayerni ruan stabilitetin:

“Vetëm Borussia Dortmundi është një rivale e besueshme. Por nëse Bayerni nuk ia komplikon vetes jetën me probleme të brendshme, edhe BVB nuk do të jetë një kërcënim i madh. Vlerësimi i sezonit do të varet kryesisht nga performanca në Champions League”, tha Matthäus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *