June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Drita dhe Ballkani në misionin evropian, sonte vendoset gjithçka

Sonte, Drita dhe Ballkani janë në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv në Kosovë, pasi zbresin në fushë për sfida vendimtare që mund t’u hapin dyert e “play-off”-it të Europa League dhe Conference League.

Drita, kampioni në fuqi i Kosovës, synon një fitore historike ndaj gjigantit rumun FCSB për të siguruar kualifikimin në “play-off” të Europa League. Pas humbjes dramatike 3-2 në Bukuresht, ku fillimisht kishte epërsi 0-2, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani beson fort në përmbysje para tifozëve të saj. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet atmosferë elektrizuese nga “Intelektualët”. E pak më vonë, në orën 21:00, Ballkani do të kërkojë të vulosë kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers në Dublin. Nënkampioni i Kosovës e fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Prishtinë dhe tashmë synon të menaxhojë këtë avantazh në “Tallaght Stadium”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *