Mane, prapaskena e grushtit ndaj Sane: ka lidhje me familjen e senegalezit

Në shtëpinë e Bayern Munich ka tension të madh pas humbjes së pësuar kundër Manchester City-t në Champions League pas skandalit të grushtit që ka parë të përfshirë Sadio Mane dhe Leroy Sane.
Ka qenë ish-ylli i Liverpool-it ai që ka goditur shokun e tij të skuadrës duke u pezulluar më pas dhe gjobitur nga drejtuesit e klubit bavarez, të cilët mund të vendosin ta shesin lojtarin në fund të sezonit.
Megjithatë, duket se ka një justifikim të vogël për sulmuesin senegalez. Në fakt, siç ka bërë të ditur Mirror, duket se Mane ka qenë i tronditur nga zi në familje gjatë orëve në të cilat ka bërë gjestin ekstrem kundrejt shokut të skuadrës.
Media britanike ka theksuar se në orët para episodit të papëlqyeshëm, më saktësisht në fundjavë, lojtari ka humbur tezen e tij në Senegal. Një humbje që e ka tronditur futbollistin për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me vendin e tij dhe të afërmit.
Edhe pse kjo gjë nuk e justifikon gjestin e tij, mund të shihet si një rrethanë lehtësuese që do të shpjegonte tensionin e madhe që po kalonte në ato orë sulmuesi.