Ancelotti i bën “karshillëk” Perezit: Po të jetë për mua, vazhdoj deri më 2034 te Real Madridi

Nëse Carlo Ancelotti (63 vjeç) nuk do të vazhdojë te Real Madridi, kjo nuk do të jetë për shkak të mungesës së bindjes së tij personale. Trajneri nga Reggiolo ka thënë në mënyrë aktive dhe pasive se ka një kontratë aktuale (deri në vitin 2024) dhe nëse do të ishte në dorën e tij, “do të vazhdonte deri në vitin 2034 me të bardhët”.
Megjithatë, zhurma e nxitur nga psherëtimat që vijnë nga Brazili, ku ëndërrojnë Carletton si zëvendësuesin e Tite në krye të 5 herë kampionëve të botës, nuk resht së fituari decibel. Në paraqitjet e tij të fundit, italiani kishte zgjedhur “zilenzio stampa”:
“Nuk do të flas më për të ardhmen time deri në fund të sezonit”. Në fakt e mbajti fjalën deri këtë të premte, ku e mbylli konferencën për shtyp përpara transfertës në Cádiz me një deklaratë të fortë: “Duhet të shohim përpara. Ne do të jemi këtu sezonin e ardhshëm, pa dyshim, sepse do të respektojmë kontratën”.
Deklaratë e kristaltë, si pothuajse gjithmonë, dhe hakmarrëse, si kohët e fundit. Ancelotti dëshiron të vazhdojë dhe, sipas fjalëve të tij, Real Madridi po ashtu. Kontrata që bashkon trajnerin me klubin madrilen është deri në vitin 2024, ndonëse synimet e Brazilit janë që ta afrojë lamtumirën përpara, për ta mirëpritur trajnerin nga Reggiolo në fund të sezonit aktual në krye të “Selecao”.
“Jam i emocionuar që kombëtarja braziliane më do, por unë dua të përmbush kontratën time”, – tha italiani disa javë më parë, kur zhurma rreth vazhdimësisë së tij ishte edhe më e madhe. Një “faleminderit”, por mendja e tij është te Real Madridi. “Mbështetje nga Florentino? Presidenti ka qenë gjithmonë shumë i dashur me mua”, – siguroi trajneri italian.
Në një konferencë për shtyp ai u mor në pyetje edhe para se të jepte verdiktin përfundimtar, nëse ndjente afeksion nga klubi. Ai nuk hezitoi: “Nuk kam çfarë të them. Klubi, qoftë Butragueño apo presidenti, tregojnë shumë dashuri ndaj meje. Nuk ka asgjë për të shtuar në atë që di, që është ekzistenca e një afeksioni të jashtëzakonshëm”.
Ancelotti këmbënguli duke u ndalur te Florentino Pérez: “A e ndjej mbështetjen e tij? Po, kështu mendoj. Presidenti ka qenë gjithmonë shumë i dashur me mua dhe vazhdon të jetë i tillë”.
Në mënyrë private, ai e bëri të qartë. Në publik, Emilio Butragueño, i hodhi një tjetër “pelerinë” pas fitores ndaj Chelsea: “Carlo është një njeri që ka fituar gjithçka, me një histori të lakmueshme, i cili di t’i trajtojë këto ndeshje në mënyrë perfekte dhe më pas, logjikisht, duhet të marrësh vendime. Ai është një fitues, kënaqësi ta kemi një trajner si ai”.
Natyrisht, kjo “marrja e vendimeve” mund të shkaktojë dyshime, por jo për Ancelottin, “pa dyshim”. E gjitha kjo vjen me pretendimin e tij të fundit dhe elegant, latent: “Unë jam fantastik në menaxhim, por ka gjëra të tjera, ky ekip është i punuar mirë. Nëse fitojmë Kupën e Mbretit, ky grup do të ketë grumbulluar të gjithë titujt e mundshëm në dy vite. Ka klube që nuk e kanë bërë këtë për një jetë”.