July 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
July 15, 2026

Malisheva shkëlqen ndaj Vllaznisë, avancon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Malisheva ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pasi në ndeshjen e kthimit e mposhti bindshëm Vllazninë e Shkodrës, me rezultat 5:0.

Pas humbjes 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në Shkodër, skuadra kosovare reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke përmbysur rezultatin e përgjithshëm dhe duke siguruar avancimin me rezultat total 6:2.

Në këtë fitore të madhe shkëlqeu Kreshnik Uka, i cili realizoi dy gola, fillimisht në minutën e 34-t dhe më pas në minutën e 52-të. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Xhemal Ibishi (45+2′), Arlind Veliu (57′) dhe Krenar Dulaj (90′).

Në raundin e dytë kualifikues, Malisheva do të ketë përballë skuadrën skoceze Hibernian.

Ndërkohë, të enjten në aksion do të jetë edhe FC Ballkani, i cili në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Connah’s Quay Nomads, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi nis në orën 20:00, ndërsa sfida e parë në Uells kishte përfunduar pa gola (0:0).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *