July 16, 2026

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Ballkani ka avancuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por me shumë vështirësi.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani fitoi 3:2 ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads. Në rrethin tjetër të garës përballet me Bohemiansin irlandez. 

Edvin Kuç, Giovanni Ribeiro dhe Valentin Serebe shënuan për 3:0. Por, mysafirët u përgjigjën me dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes për t’ia vështirësuar punët suharekasve. Megjithatë, Ballkani nuk u dorëzua dhe avancoi tutje. Max Woodcock dhe Hussein Mehasseb, shënuan për mysafirët. 
Ndeshja e parë në Uells para një jave u mbyll 1:1. Ballkani dy herë ka marrë pjesë në fazën grupore të Ligës së Konferencës. 

Të enjten luajtën edhe skuadrat e tjera shqiptare në Ligën e Konferencës. Dinamo e Tiranës dhe Shkëndija avancuan tutje. Dinamo e eliminoi Astanan e Kzakistanit 4:1 pas vazhdimeve, kurse Shkëndija skuadrën FC Europa, 1:0. Nga Liga e Konferencës u eliminua Elbasani, pas ekzekutimit të penalltive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *