April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Malisheva dhe Prishtina pësojnë humbje në Evropë

FC Malisheva dhe FC Prishtina kanë pësuar humbje në ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues në garat evropiane, të zhvilluara të enjten mbrëma.

Përfaqësuesja e Kosovës në Ligën e Konferencës, Malisheva, është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga skuadra islandeze, Vikingur Reykjavik. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në fund të pjesës së parë, konkretisht në minutën e 45+2, kur sulmuesi Nikolaj Hansen shfrytëzoi një top të ardhur nga një ndërprerje pranë zonës dhe realizoi me kokë.

Pavarësisht lojës së hapur dhe disa përpjekjeve për të barazuar, Malisheva nuk arriti të gjejë rrjetën. Loja në ajër u dëshmua si faktor vendimtar, pasi skuadra islandeze shfrytëzoi më mirë epërsinë fizike.

Ky ishte paraqitja e dytë radhazi e Malishevës në garat evropiane. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 korrik në Reykjavik.

Ndërkohë, FC Prishtina ka pësuar humbje të thellë në udhëtim ndaj Sheriff Tiraspolit, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Skuadra moldave e nisi ndeshjen fuqishëm, duke shënuar dy gola të hershëm përmes Adama Traoré Bayalës, në minutat 11 dhe 19, ku i dyti erdhi pas një gabimi në mbrojtje nga prishtinasit.

Bayala kompletoi hat-trikun në minutën e 74-t, ndërsa pesë minuta më vonë, Odede shënoi golin e katërt, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të thellë 4:0.

Prishtina do të kërkojë përmbysje në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 18 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”. Megjithatë, rikthimi në këtë duel mbetet një mision po thuajse i pamundur për ekipin bardhekalter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *