June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Llapi fitues i turneut “Rama-Domi”

Skuadra e Llapit e ka fituar turneun përkujtimor “Rama-Domi” që u organizua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Ky turne u organizua nga Komuna e Prishtinës me mbështetje të FFK-së, në nderim të dy ish-futbollistëve të Prishtinës, Favzi Rama e Faton Domi, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në vitin 1987. Krahas Llapit në këtë turne morën pjesë edhe Prishtina, Flamurtari dhe Dukagjini. Në ndeshjet që u luajtën nga 30 minuta, në gjysmëfinale Dukagjini e mundi Prishtinën, pas penalltive 4:2, derisa në Llapi fitoi ndaj Flamurtarit, 1:0. Ndërkaq, në finale, Llapi u tregua më i mirë ndaj Dukagjinit, duke fituar 2:0.

Foto: Shpend Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *