Kampionët nuk falin, Giroud shkruan historinë dy herë! Mbappe në superformë

Ndeshje spektakolare nga Franca qe ka shkaterruar Australine 4-1 ne sfiden debutuese ne Katar 2022. Dy gola nga Giroud, Rabiot dhe Mbappe kane bere qe kampionet e botes ne fuqi te marin 3 piket e para, duke perseritur suksesin ndaj kangureve edhte ne Rusi 2018 ne ndeshjen e pare te grupit.
Nje nate historike per Giroud qe me 51 gola te Franca ka arritur Thierry Henry, qe ishte deri me sot golashenuesi me i mire ne historine e Frances. Jo vete kaq, por Giroud eshte bere edhe golashenuesi me i vjeter ne historine e gjelave ne Boteror, duke kaluar Zidane qe ishte ndalur ne 2006 me golin e tij kur ishte 35 vjec. Sot sulmuesi i Milanit eshte 36 vjec…
Skuadra e kangureve gjen golin e avantazhit pasi lojen ishte duke e zhvilluar skuadra e gjelave. Nje dalje e bukur e Australise dhe Goodwin do te shenoje golin e avantazhit teksa Lucas Hernandez ka pesuar demtim direkt pasi ne ate aksion ka kapur gjurin keq dhe i ka lene kundershtarit avancimin dhe krosin…
Direkt eshte aktivizuar Theo Hernandez qe e kishte nisur fillimisht nga pankika. Nje tjeter demtim i rende per Francen qe mund te beje qe lojtari i Bayern te kete mbyllur Boterorin ketu pasi gjendja e gjurit te tij nuk ishte aspak e mire. Nje demtim qe i shtohet atyre te Maignan, Kante, Pogba, Nkunku, Kimpembe dhe Benzema…
Australia qe i afrohet edhe golit te dyte. Duke merr nje top dhurate nga Theo Hernandez dhe nga tridhjetë metra lëshon një silur të vërtetë: një top që perkedhel fjalë për fjalë shtyllën e mbrojtur nga Lloris!
Por Franca ka reaguar dhe menjehere ka gjetur golin e 1-1. Nje goditje kendi, topi qe perfundon me pas larg zones ku Theo Hernandez e stopon dhe hedh nje super krosim brenda zone kur Adrien Rabiot me koke nuk fal dhe shenon.
Franca merr zemer dhe shtyp. Australia gabon ne dalje, gjelat fitojne topin dhe menjehere eshte finalizimi me ane te Giroud, qe tashme eshte vetem 1 gol larg rekordit absolut te golashenuesit me te mire te Frances, Henry. Sulmuesi i Milanit ne superforme…
Mbappe ka shperdoruar nje super rast ne minutat e fundit te pjeses se pare. nje dalje e bukur e Griezmann ne krah dhe krosim perfekt aty ku Mbappe duhet thjesht ta shtyje ne rrjte por ylli i PSG godet fluturimthi mbi traun e portes.
Australia i afrohet gjithashtu golit te mundshem te 2-2 ne 45′ e para me nje goditje me koke qe befason jo pak Lloris qe nuk e priste. Topi godet shtyllen pingule te djathte te portierit te Tottenham duke nderuar Francen.
Vazhdon me ritmin e golave ndeshja mes Frances dhe Australise. Pas nje pjese te pare te bukur dhe me 3 gola, ka ardhur edhe rrjeta e shumekerkuar nga Kylian Mbappe. Nje dalje e bukur nga krahu e Theos qe gjen Mbappe. Krosimi i tij shkon fort aty ku te krahu tjeter e ndalon Dembele, asiston dhe Mbappe shenon…
Por, nuk mbaron me kaq sepse historia eshte shkruar tashme: Mbappe mer krahun e majte shpejt, kroson ne qender aty ku Giroud me koke shenon golin e dyte personal te mbremjes dhe te katertin epr Francen. Do te thote histori sepse sapo ka barazuar legjenden Henry me 51 gola te Franca…