S’ka fitues në Meksikë-Poloni: Lewa tradhton polakët, Ochoa hero me një pritje historike

Është mbyllur në barazim 0-0 ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë, e vlefshme për Grupin C të Kupës së Botës, që tani kryesohet nga Arabia Saudite pas fitores së bujshme të marrë kundër Argjentinës.

Ndeshja e luajtur në Doha ka dhuruar shumë emocione dhe ka qenë shumë e luftuar. E vetmja gjë që i ka munguar ka qenë goli. Dhe përgjegjësit për këtë janë Lewandowski dhe Ochoa.

Sulmuesi i Barcelona-s, në fakt, ka pasur një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 58 të ndeshjes pas një penalltie të akorduar nga arbitri pas ndërhyrjes së VAR.

MEKSIKE-POLONI – PERMBLEDHJA E NDESHJES – VIDEO

Një mundësi e shpërdoruar nga ish-sulmuesi i Bayern Munich, i cili është ndalur nga portieri i meksikanëve, Ochoa, që është hedhur në anën e duhur dhe ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja.

Guillermo Ochoa është portieri i parë i Meksikës që pret një penallti në një ndeshje të Kupës së Botës që nga 1966-ta (me përjashtim të ndeshjeve që kanë përfunduar me penallti).

Polonia është kombëtarja e parë që gabon 3 penallti radhazi në Kupën e Botës që nga 1966-ta. Para Lewandowski-t, kanë gabuar K. Deyna (kundër Argjentinë në 1978-ën) dhe M. Zurawski (kundër USA në 2002-shin).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *