Liverpooli trondit Evropën: Barcola është bomba e re milionëshe në “Anfield”!

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën e 123 milionë funteve.

“Reds”-at do të paguajnë 106 milionë funte si shumë fikse, ndërsa 17 milionë të tjera janë të parashikuara përmes bonuseve. Me këtë transferim, 23-vjeçari francez bëhet përforcimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Liverpoolit, pas Alexander Isak.

Barcola ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv.

Francezi iu bashkua PSG-së në vitin 2023 nga Lyon dhe në vetëm tri sezone u shndërrua në një prej sulmuesve të rinj më të spikatur në Evropë. Për klubin parisien regjistroi 152 paraqitje, 39 gola dhe 37 asistime në të gjitha garat.

Gjatë qëndrimit në Paris, Barcola fitoi një numër të madh trofesh, përfshirë dy tituj të Ligës së Kampionëve, tri tituj të Ligue 1 dhe dy Kupa të Francës.

Transferimi i tij është pjesë e ndryshimeve të mëdha te Liverpooli pas emërimit të trajnerit të ri, Andoni Iraola. Klubi anglez tashmë ka investuar shuma të konsiderueshme në përforcimin e skuadrës, ndërsa Barcola pritet të sjellë më shumë shpejtësi, direktësi dhe kreativitet në sulm.

Francezi aktivizohet kryesisht në krahun e majtë, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë. Aftësia e tij për të luajtur “një kundër një” është një prej arsyeve kryesore pse Liverpooli vendosi të paguajë një shumë kaq të madhe për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *