June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Liverpool e fiton derbin e qytetit, mbetet lider i Premierligës

Ekipi i Liverpool-it, më vështirë nga sa pritej, e mposhti Everton-in me rezultat 2-1 në derbin e madh të qytetit, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë të Premierligës angleze.

Kampioni aktual e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar shpejt në epërsi me golin e Ryan Gravenberch, ndërsa në minutën e 29-të Hugo Ekitike e dyfishoi rezultatin. Everton në pjesën e parë u duk i pafuqishëm përballë favoritit, por në vazhdim pamja ndryshoi.

Liverpool-i shkoi në pushim me avantazh 2-0, por ai u përgjysmua në minutën e 58-të kur Idrissa Gueye shënoi pas një aksioni të mirë të Jack Grealish dhe Iliman Ndiaye.

Trajneri Arne Slot reagoi me disa zëvendësime, duke futur në lojë Curtis Jones, Florian Wirtz dhe Alexander Isak, çka i stabilizoi disi “të kuqtë” dhe i bëri më të sigurt në minutat e fundit.

Everton tentoi deri në fund të nxjerrë barazimin nga “Anfield”, por skuadra e David Moyes nuk kishte më forca për ta befasuar kampionin anglez.

Për Liverpool-in kjo ishte fitorja e pestë radhazi në po aq ndeshje, me çka e ruan pozitën e parë në tabelë. Everton mbetet me shtatë pikë, në vendin e shtatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *