April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Lapidar Lladrovci var këpucët e futbollit – Ramiz Lladrovci: “Zemërbardhë hyre, zemërbardhë dole!”

Lapidar Lladrovci i ka dhënë sot fund karrierës së tij si futbollist profesionist, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në fushën e gjelbër. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit dhe njëkohësisht babai i tij, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, për ta falënderuar dhe uruar për gjithçka që ka dhënë gjatë gjithë karrierës së tij.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Lapidar, faleminderit për emocionet që na i solle, në fushë dhe jashtë saj!Emrin ta dha Feha, të mbajti në prehër dhe të deshtën shumë Feha dhe dada Xhevë, ishin krenar me rritën tënde, ashtu siç jemi të gjithë krenar me ty, me karrierën tënde si futbollist, si shok, si prind, familjar e biri ynë. Në magjinë e sportit hyre zemërbardhë, sot, po ashtu, zemërbardhë mbete pas kaq shumë vitesh, i ruajte cilësitë e kapitenit, bashkëlojtarit dhe shokut në fushë dhe jashtë fushës së futbollit dhe si njeri i veçantë.E fillove karrierën te Haar afër Mynihut, vazhdove me Prishtinën, Drenicën, Feronikelin, Kukësin, Trepçën 89, dhe në fund, prapë me Feronikelin, për të mbetur legjendë e klubit tonë të zemrës.Sot kur zyrtarisht po e mbyll karrierën profesionale në futboll, jam po aq krenar me ty, sepse, mbete korrekt, i dashur dhe modest, me cilësi e moral të lartë sportisti. Na mungojnë, sot, në këtë ndeshje dy fansat tu më besnik, Baba Tush dhe Nana Ki, por, kujtimi e nderimi për ta, mbetet i përjetshëm.Emocionet që na i solle ndër vite, janë të papërsëritshme, kupat e trofetë që ngrite, na bëjnë krenar, sepse, nuk e ndryshuan karakterin tënd garues as përgjegjësinë për shpirtin ekipor. Sot, kur po i thua futbollit profesional lamtumirë, jam po aq me besim se ke ende shumë për të dhënë, sepse, vetitë tua të udhëheqësit, me shpirt garues dhe fer, duhet të barten tek gjeneratat e reja në lojën më të bukur. E di se nëna jote, bashkëshortja, Emriu, vëllezërit, motra dhe unë, do të harrojmë netët pa gjumë për sfidat tua, por do të kujtojmë gjithmonë gëzimet që na solle neve dhe publikut sportiv, kudo që ndodheshe. Të duam Lapidar!Faleminderit për gjithçka që na ofrove!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *