September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 7, 2026

Lajmin e mirë e konfirmon presidenti Ademi: Futbollisti i Gjilanit Oltion Bilalli në gjendje stabile!

I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi që nga intervenimi i lojtarit në QKUK ishte afër dhe tani bëri të ditur se rreziku ka kaluar.

“Bilalli është në gjendje stabile. CT-ja e fundit, sipas neurokirurgut, tregon se ai është në një gjendje të qëndrueshme. Ai do të vendoset në kujdes intensiv dhe do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga mjekët (gjithmonë sipas mjekut përgjegjës). Urojmë që gjendja e Oltionit të përmirësohet sa më shpejt dhe t’i bashkohet klubit. Një falënderim i madh për personelin mjekësor të Emergjencës për kujdesin dhe profesionalizmin, si atyre në ndërrim, ashtu edhe atyre që u angazhuan në mënyrë të veçantë – sidomos mjekëve të ekipeve tona kombëtare”, tha ai për Objektivin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *