February 19, 2025

Kosovare Asllani iu tregon suedezëve për vizitën në Kosovë: Më trajtuan si mbretëreshë!

Sulmuesja e AC Milanit, Kosovare Asllani ka deklaruar për mediat suedeze  se është trajtuar si mbretëreshë në vizitën e saj në Kosovë.

Asllani ishte në Kosovë për 15 vjetorin e Pavarësisë më 17 shkurt, ku vizitojë Federatën e Futbollit të Kosovës, derisa edhe mori medalje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“E kisha babin me vete për herë të parë, ishte shumë emocionale. Mendoj se është e rëndësishme të kujtoj rrënjët e mia. Prindërit e mi ishin lindur dhe rritur në Kosovë prandaj ishte e madhe për ta dhe mua gjithashtu”.

Ajo tregoi se në momentin kur pa vajzat e reja që mbanin emrin e saj në fanellë në hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri” bëri që të emocionohej.

“Në ato momente u bëra emocionale. U rrita në Vimmerby dhe kur një futbollist të viziton ti inspirohesh dhe motivohesh. Tani është edhe më e veçante për mua që të shkoj aty sërish. Ata ndoshta nuk i kanë kushtet më të mira, por nuk mendoj se do t’i ndalë ndokush të marrin atë që duan në botë”.

“Jam personalisht e pasionuar mbi barazinë. Është një ndër problemet në zemrën time, asnjëherë nuk e kam parë vetën vetëm si futbolliste por që të ndihmoj e të promovoj futbollin e grave dhe vajzave, që mund të luajnë më mirë në kushte më të mira”.

Në fund, ish futbollistja e Real Madridit deklaroi se u trajtua si mbretëreshë dhe ëndërron për një përballje ndaj Kosovës.

“Edhe kryetari i Federatës së futbollit më trajtoi si më të rëndësishme se lojtarët meshku. U trajtova si mbretëreshë kur shkova aty, kjo më inspiroj. Njerëzit mendojnë se Kosova është mbrapa, por mendoj se janë shumë përpara në barazinë gjinore”.

“Vërtetë u ndjeva si model për ta, ishte shumë mirë. U motivova edhe më shumë. Kam thënë se kur të vendosi të mos luaj më për kombëtaren, dëshira ime është të përballem me Kosovën në ndeshjen e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *