June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Kampioni i Kosovës nuk dorëzohet, Drita pret Copenhagen me shpresën për të bërë mrekulli dhe për t’u kualifikuar

Drita dhe Copenhagen përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë u zhvillua në Danimarkë, ku Copenhagen fitoi me rezultat 2-0 në “Parken Stadium”, falë dy penalltive të realizuara.

Gjiganti danez konsiderohet favorit për kalimin në raundin tjetër, por Drita pritet të luftojë fort për një rezultat pozitiv në shtëpi.

Skuadra nga Gjilani ka treguar shpeshherë paraqitje të denja në garat evropiane dhe synon që edhe këtë herë të jetë në lartësinë e detyrës.

Kampionit të Kosovës i duhet një fitore me të paktën tre gola diferencë për të siguruar kualifikimin, një detyrë e vështirë, por jo e pamundur në futboll.

Përkrahja e zjarrtë e “Intelektualëve” nga tribunat pritet të jetë një shtysë e madhe për skuadrën vendase në përpjekje për të bërë një përmbysje historike.

Ndeshja nis në orën 20:00 në Prishtinë, dhe pritet një atmosferë e veçantë me pjesëmarrje të madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *