Kampionët kthehen te fitorja, mbajnë hapin me Ballkanin

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, është kthyer te fitorja në Superligë.

Drita mposhti 2:1 skuadrën e Dukagjinit të mërkurën në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Drita është në vendi ne dytë me 45 pikë, sa ka edhe lideri Ballkani. Dukagjini është i gjashti me 33 pikë.

Besnik Krasniqi shënoi me kokë në minutën e 18-të golin e epërsisë 1:0.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Dukagjini barazoi rezultatin në 1:1.

Golin e barazimit e shënoi Hekuran Berisha.

Fitoren kampiones ia siguroi Veton Tusha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *