Gjilani mposht Llapin, ngjitet në pozitën e tretë

Me fitoren 3:2 të mërkurën ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”, Gjilani është ngritur në pozitën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja Llapi – Gjilani i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani është gjashtë pikë prapa Ballkanit e Dritës që mbajnë pozitat një dhe dy.

Nga pozita e tretë në pozitën e katërt ka rënë Prishtina me 38 pikë.

Ndeshja ishte dramatike deri në fund.

Gjilani në minutën e dhjetë e shënoi golin e epërsisë 1:0 nëpërmjet Oltion Bilallit.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë Edon Sadriu shënoi golin e barazimit 1:1.

Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq.

Ai ishte i saktë në minutën e 54-t nga penalltia të cilën e siguroi vet pas një dueli me Bujar Idrizin e Llapit, që zë vendin e shtatë me 29 pikë. 29 pikë i ka edhe Ferizaj.

Gjilani më pas shënoi edhe golin e tretë. Golin për 3:1 e shënoi e shënoi Blerind Morina në minutën e 71-të. Ishte supergol nga Blerind Morina.

Llapi deri në fund të ndeshjes arriti t’i shënoj edhe një gol Gjilanit.

Golin për 3:2 nga penalltia e shënoi Muhamet Hyseni në minutë ne 82-të.

Penalltinë e shkaktoi Lorik Boshnjaku. Ai preku topin me dorë në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *