February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 4, 2026

Juventusi spektakolar ndaj Napolit, “Zonja e Vjetër” rikthehet bindshëm në garë

Screenshot

Futbollistët e Juventusit zhvilluan një nga paraqitjet më të mira nën drejtimin e Luciano Spallettit, duke dhënë sinjale të qarta rikthimi. “Zonja e Vjetër” para publikut të saj e dominoi dhe e mposhti bindshëm kampionin Napoli me rezultat 3:0 (1:0).

Juventusi pati kontroll absolut gjatë gjithë takimit, të cilin e konkretizoi me tre pikë shumë të rëndësishme në garën për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve. Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, vepër e përforcimit veror David, ndërsa meritat kryesore për aksionin i takuan Manuel Locatellit, i cili dhuroi një asistim brilant.

Në pjesën e dytë, Antonio Conte tentoi të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes me disa zëvendësime, ku mes të tjerash nga loja u largua Elmas, ndërsa pas lëndimit u rikthye Romelu Lukaku. Megjithatë, asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk ndikoi në lojën në fushë.

Juventusi vazhdoi me të njëjtin intensitet, Yıldız dyfishoi epërsinë në 2:0, ndërsa vulën e fitores e vuri Filip Kostić me një gol të bukur në minutën e 86-të.

As në këtë ndeshje Edon Zhegrova nuk pati asnjë minutë lojë.

Me këtë fitore, Juventusi u ngjit në pozitën e pestë në tabelë me 42 pikë, po aq sa Roma që mban vendin e katërt, ndërsa Napoli mbetet në pozitën e tretë me një pikë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *