April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

United triumfon edhe ndaj Arsenalit

Screenshot

Në Manchester ka arsye të reja për festë. Pas triumfit ndaj rivalit lokal Manchester City, Manchester United mposhti edhe liderin Arsenal, duke triumfuar në një ndeshje spektakolare me pesë gola, 2:3 (1:1), në “Emirates”.

Trajneri i përkohshëm Michael Carrick zgjodhi të njëjtën njëmbëdhjetëshe që fitoi derbin me Cityn, por fillimi i ndeshjes ishte plotësisht në favor të Arsenalit. “Topçinjtë” ushtruan presion të lartë dhe për 20 minuta United pothuajse nuk doli nga gjysma e vet. Rasti më i mirë erdhi përmes Zubimendit, por portieri Lammens reagoi shkëlqyeshëm. Megjithatë, epërsia e vendasve erdhi shpejt, kur Martinez shënoi autogol për 1:0.

Pas golit të pësuar, Bruno Fernandes pati dy raste të pastra për barazim, por në të dyja tentativat goditi jashtë portës. Presioni i United u rrit dhe gabimi i Zubimendit u shfrytëzua nga Mbeumo, i cili barazoi rezultatin në 1:1. Kamerunasi tentoi edhe një lob të bukur ndaj Rajës deri në fund të pjesës së parë, por topi përfundoi mbi traversë.

Në pjesën e dytë, loja ndryshoi rrënjësisht. Manchester United mori kontrollin dhe e shpërbleu dominimin me një supergol të Patrick Dorgut nga distanca. Goli shkaktoi polemika, pasi lojtarët e Arsenalit kërkuan lojë me dorë në momentin e pranimit të topit, por pas rishikimit në VAR, vendimi i arbitrit mbeti i pandryshuar.

Mikel Arteta reagoi menjëherë me katër zëvendësime dhe njëri prej tyre, Merino, riktheu shpresat për Arsenalin në minutën e 83-të, duke shënuar për 2:2 pas një rrëmuje në zonë. Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tri minuta, pasi Cunha realizoi një eurogol dhe i siguroi Unitedit tri pikë tejet të vlefshme.

Kjo fitore ka peshë të veçantë edhe për Carrick, i cili edhe në mandatin e tij të dytë në stolin e “djajve” arrin të mposhtë skuadra të drejtuara nga Pep Guardiola dhe Mikel Arteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *