February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Interi do të apelojë për dënimin e Lukakut nga ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë

Interi raportohet se ka vendosur të apelojë vendimin për dënimin e Romelu Lukakut, i cili u ndëshkua me karton të kuq në gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.

Sulmuesi belg mori kartonin e dytë të verdhë pas golit që shënoi pasi festimi i tij u vlerësua si provokim ndaj tifozëve kundërshtarë.

Lukaku këmbënguli që ai gjithmonë i feston golat në këtë mënyrë, me një përshëndetje ushtarake dhe një gisht të vendosur në buzë.

Ai konsideroi se pati edhe provokim nga thirrjet raciste prej tifozëve të Juventusit, por kjo nuk e ndihmoi që të mos ndëshkohet.

Sidoqoftë, avokatët e Interit shpresojnë se ata të paktën mund ta ndryshojnë këtë, ka raportuar “Sky Sport Italia”.

Historia e sistemit italian të drejtësisë sugjeron që një sukses i ankesës është jashtëzakonisht i pamundur, pasi është shumë e rrallë, nëse jo krejtësisht e padëgjuar, që një karton i verdhë ose i kuq të anulohet për ndonjë gjë, përveç rastit të identitetit të gabuar.

Kishte tashmë një situatë të ngjashme këtë sezon në Serie A kur sulmuesi i Atalantas, Ademola Lookman, u ndëshkua me karton të verdhë për një festim “provokues” të golit ndaj tifozëve të kundërshtarëve.

Gjyqtari nuk e dinte se ai gjithmonë feston duke u shtirur se po mban dylbi, por ende nuk ishte e mjaftueshme për t’ia hequr kartonin e verdhë në apel.

Tani mbetet të shihet se si do të vijojë rasti i Romelu Lukakut. Në rast se apeli nuk merret për bazë, atëherë ai do t’i mungojë Interit në ndeshjen e kthimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *