Merret vendimi përfundimtar për të ardhmen e Toni Kroos

Toni Kroos nuk do të largohet nga Real Madridi.
“Marca” ka raportuar se mesfushori gjerman do të jetë pjesë e “Los Blancos” edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit spanjoll, tashmë është marrë vendimi për zgjatje të kontratës edhe për një tjetër vit.
Kroos thuhet se nuk ka negociuar asnjëherë me ndonjë klub tjetër, teksa dilema ishte mes vendimit për dalje në pension apo qëndrimit në “Santiago Bernabeu”.
33-vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2014. Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Mbretit.
Toni Kroos ka regjistruar 405 ndeshje zyrtare deri më tani në gjitha garat me fanellën e gjigantit spanjoll, teksa ka shënuar 27 gola dhe ka kontribuar me 88 asistime.