February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Trajneri i Dritës flet pas barazimit ndaj Dukagjinit


Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka thënë pas barazimit me Dukagjinin se është i kënaqur me lojën e krijuar, por jo me rezultatin në fund. Dukagjini e Drita barazuan pa gola të dielën në Klinë, në kuadër të xhiros së 29-të.

“Jam i kënaqur me lojën por jo me rezultatin. Rastet më të mira i patëm në pjesën e parë, nuk i shfrytëzuam. Ky është ndonjëherë futbolli. Ne e kemi ditur se do ta kemi të vështirë. Dukagjini ka lojtarë me eksperiencë që e menaxhojnë rezultatin. Nuk arritëm t’i marrim pikët e plota dhe duhet të luftojmë deri në fund për një gjë të tillë”, theksoi Thaqi fillimisht.

Ndeshjen e radhës Drita e luan në shtëpi kundër Prishtinës, skuadër të cilën trajneri Thaqi e vlerëson shumë.

“Sezoni pranveror ka synimet e qarta, secila skuadër organizohet dhe dallon nga sezona vjeshtore. Ndryshimet që i ka bërë Prishtina kanë ndikuar sepse ka marrë rezultate pozitive. Ne e respektojmë kundërshtarin”, tha Thaqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *