Holanda e nis me fitore Botërorin, e mposht Senegalin

Kombëtarja e Holandës, ka startuar me fitore në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke mundur Senegalin, me rezultat 0-2.
Senegalezët dhe ‘Tulipanët’ u përballen në stadiumin “Al Thumama”, në kuadër të Grupit A.
45-të minutëshi i parë mes këtyre dy kombëtarëve, ka dhënë një ndeshje interesante me dominimin e ‘Tulipanëve’, megjithatë, gola nuk kishte në këtë fraksion të ndeshjes.
Lojë e mirë është zhvilluar edhe në pjesëlojën e dytë, me iniciativën e lehtë të holandezëve, derisa goli i epërsisë erdhi në minutën e 84-të përmes Gakpo.
Senegalezët pas pësimit të golit, u munduan mjaft shumë që të gjejnë golin e barazimit, megjithatë, futbollistët e Holandës mirë e kontrolluan lojën dhe më anë te Klaassen në minutën e 90+9’ i dhanë goditjen e fundit Senegalit në këtë duel.