April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 22, 2026

Granit Xhaka i lumtur me skuadrën: Të luash kështu si mysafir, është e jashtëzakonshme!

Skuadra e Bayer Leverkusen arriti fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League në sezonin e ri të garave 2024/25.

Klubi gjerman mposhti me rezultat të thellë 0:4 skuadrën nga Holanda, Feyenoordin.

Granit Xhaka pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me skuadrën e tij, për këtë fitore të thellë si mysafir.

“Të luash kështu kundër një kundërshtari të fortë, të cilët ishin në shtëpi… I lumtë skuadrës. E di që kemi luajtur në mbrojtje në disa faza, prandaj edhe fituam me rezultatin 0:4”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes.

Futbollisti shqiptar sipas “Sofascore” ishte një nga më të dobëtit në fushë, duke u vlerësuar me notën 6.8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *