Gomez: Kur Brazili u eliminua nga Kroacia, ne e dinim se do të bëheshim kampion
Lojtari i kombëtares së Sevillas dhe Argjentinës, Alejandro Papu Gomez, tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij festuan fitoren e Kroacisë ndaj Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, sepse ishin të bindur se do ta fitonin Botërorin pas kësaj, raportojnë mediat spanjolle.
Kroacia eliminoi Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës dhjetorin e kaluar pasi fitoi në penallti. Në të njëjtën mënyrë, Argjentina mundi Holandën në çerekfinale. Argjentina më pas mundi Kroacinë 3-0 në gjysmëfinale dhe në finale ishte më e mirë se Franca për shkak të ekzekutimit më të mirë të penalltive.
“Kroacia dhe Brazili luajtën çerekfinalen para duelit tonë me Holandën. Ne e ndoqëm atë ndeshje me shumë interes. Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit shkoi në kohë shtesë dhe ne duhej të ishim duke u ngrohur për ndeshjen tonë. Megjithatë, ne qëndruam për të parë penalltitë”, tha Gomez dhe vazhdoi:
“Para fillimit të gjuajtjes së penalltive, ne të gjithë ramë dakord që do të ishim kampionë nëse Brazili eliminohej. E dinim se do t’i mundnim kroatët dhe më pas do të fitonim titullin. Kur Kroacia eliminoi Brazilin, ne festuam sikur të kishim fituar”.
Gomez (34-vjeç) është anëtar i Sevillas që nga viti 2021 dhe më parë ka luajtur për Atalanta, Metalist, Catania, San Lorenzo dhe Arsenal de Sarandi.
