June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Foda publikon listën për ndeshjet e tetorit, kthehen Zhegrova e Rashica, mungon Rrahmani

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2026, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Në total janë 27 lojtarë të ftuar, ndërsa 9 të tjerë ndodhen në listën rezervë. Në këtë përzgjedhje janë yjet e njohur Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, derisa pjesë e listës është edhe prurja e re Albian Hajdari, ndërsa kapiteni Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi.

Grumbullimi i Kombëtares nis më 6 tetor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku stërvitja e parë zhvillohet në orën 17:00. Më parë, në orën 12:00, Foda do të mbajë konferencën e zakonshme për media.

Kosova hap ciklin e ndeshjeve ndaj Sllovenisë më 10 tetor në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 13 tetor Dardanët udhëtojnë për të luajtur ndaj Suedisë në Goteborg. Të dy takimet fillojnë në orën 20:45.

Pas dy xhirove të para, Kosova renditet e dyta në Grupin B me 3 pikë, një më pak se Zvicra që kryeson grupin. Suedia dhe Sllovenia ndajnë vendin e tretë me nga një pikë secila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *