April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Foda me urim për Vitin e Ri

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka bërë një urim të veçantë, në mbyllje të vitit 2025.

Trajneri gjerman i kombëtares dardane ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri, ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ka thënë se iu dëshiron të gjithëve një vit 2026 me shëndet dhe mbarësi.

“I uroj të gjithë punëtorët e Federatës, të gjithë tifozët e kombëtares, të gjithë përfaqësuesve të mediave dhe të gjithë popullit të Kosovës një vit të ri 2026 me shëndet dhe lumturi. Ju faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”, thuhet në urimin e Fodës.

Franco Foda dhe të besuarit e tij do të rikthehen në aksion në muajin mars, për ndeshjen e “play-offit” të Botërorit 2026, ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *