April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Empoli afron një tjetër futbollist shqiptar!

Një tjetër futbollist i bashkohet klubit të Empolit, ku kanë spikatur shumë futbollistë të Kombëtares Shqiptare (aktualisht luajnë Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi).

Këtë të martë me klubin toskan ka firmosur mbrojtësi i ri dhe i talentuar Adi Kurti, që kuptohet fillimisht do të inkuadrohet në ekipin e të rinjve.

Kurti, 1.94 centimetra i gjatë, është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Djaloshi nga Elbasani ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir të përfaqësueses kuqezi që nga U-15.

Akademia e Empolit shquhet për rritjen e talenteve të futbollit në Itali. Kujtojmë që në klubin toskan u formua një nga lojtarët më të njohur të Kombëtares Shqiptare: Elseid Hysaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *