June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ndeshja ndaj Fiorentinës mundësi e ‘artë’ për Kristjan Asllanin

Pas triumfit në Superkupë Në Riad, vjen momenti i Asllanit.

Pas triumfit në Arabinë Saudite Inzaghi duhet të mendojë menjëherë për kampionatin, ku Juventus ka parakaluar në klasifikim. Me bardhezinjtë 1 pikë para dhe që të shtunën nëse fitojnë me Empolin mund të shkojnë në katër pikë, Interit i duhet të fitojë me cdo kusht në transfertën me Fiorentinën të dielën teksa i mungojnë dy kolona të mesfushës, Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella.

Mungesa e turkut parashikohej duke qenë se rrezikonte me një karton të verdhë, por ajo e Barellës ka lënë shije më të hidhur, duke qenë se u ndëshkua për protesta, dicka që mund të ishte evituar.

Trajneri siç shkruajnë mediat italiane i ka zgjedhjet e kushtëzuara dhe Calhanoglu do të zëvendësohet pikërisht nga Kristjan Asllani që do ta nisë si titullar në Artemio Franchi ndërkohë që në vend të Barellës do të jetë Fratessi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *