Emiliano Martínez zyrtarisht te Chelsea: Ishte një vendim i lehtë
Chelsea FC ka zyrtarizuar transferimin e portierit argjentinas Emiliano Martínez, i cili i bashkohet klubit londinez pas gjashtë sezonesh të kaluara te Aston Villa.
Transferimi i Martínezit është konfirmuar nga Chelsea përmes rrjeteve sociale, ndërsa portieri argjentinas ka shprehur entuziazmin për aventurën e re.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Ardhja te Chelsea, për mua dhe familjen time, ishte një vendim i lehtë. Jam i emocionuar dhe mezi pres të filloj. Dua të jem i suksesshëm këtu. Jam një person që dëshiron të fitojë në gjithçka që bën dhe këtë mentalitet dua ta sjell edhe në këtë klub, sepse Chelsea është një klub që fiton trofe. Prandaj mendoj se përshtatemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë Martínez.
Ai shtoi se do të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje për klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët.
Martínez regjistroi 256 paraqitje për Aston Villan gjatë gjashtë sezoneve, ndërsa në maj të këtij viti fitoi Ligën e Evropës të UEFA-s.
