Bomba e merkatos: Cody Gakpo kërkon transferimin te Manchester City
Cody Gakpo of Liverpool celebrates scoring their first goal,Image: 1128180952, License: Rights-managed, Restrictions: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications., Model Release: no , Credit line: Richard Lee / Shutterstock Editorial / Profimedia
Cody Gakpo pritet të largohet nga Liverpooli dhe, sipas raportimeve, tashmë i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit dëshirën për t’u transferuar te Manchester City.
Holandezi ka marrë këtë vendim pas barazimit të Liverpoolit ndaj Nottingham Forest dhe vendimit të klubit për të afruar Bradley Barcolan. Gakpo thuhet se ka vendosur ta pranojë ofertën nga Manchester City.
Edhe te skuadra e City-t konkurrenca për një vend në formacion do të jetë e fortë, me lojtarë si Jérémy Doku dhe Antoine Semenyo, por Gakpo beson se në këtë moment “Etihad” është zgjedhja më e mirë për të.
Liverpooli gjatë gjithë verës ishte i përgatitur për një largim të mundshëm të 27-vjeçarit, por vetëm në rast të një oferte që do ta bindte klubin.
Dhe një ofertë e tillë duket se mund të mbërrijë në momentet e fundit të afatit kalimtar. Sipas raportimeve, Manchester City është i gatshëm të paguajë 85 milionë funte, rreth 100 milionë euro, shumë që Liverpooli do ta kishte të vështirë ta refuzonte.
Nëse transferimi realizohet, Gakpo do të bëhej një tjetër përforcim i madh i Manchester Cityt në këtë afat kalimtar.
