February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 16, 2025

Dukagjini ndal kampionin në fuqi

Ndeshja ndërmjet Dukagjinit të Klinës dhe kampionit aktual, Ballkanit, u mbyll me rezultatin baras 1:1. Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, në fushën me bar sintetik në Suharekë.

Në minutën e 18-të, Oto John i kaloi mysafirët në epërsi me golin nga penalltia. Por sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme arriti të shënojë edhe në këtë ndeshje, duke i barazuar shifrat në minutën e 56-të, duke e shmangur Ballkanin nga humbja. Ky ishte goli i 14-të për Rrahmanin këtë sezon, dhe i shtati në pranverë.

Edhe pas këtij barazimi Ballkani mbetet lider në tabelë me 48 pikë, ndërsa Dukagjini ndodhet në vendin e gjashtë me 26 pikë. Ndeshja e ardhshme e Ballkanit do të jetë në udhëtim kundër Prishtinës, ndërsa Dukagjini do të luajë në fushën e tij kundër Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *